VIDEO-SYRI TV/ Historia e 24-vjeçarit fermer nga Maliqi, investoi kursimet e emigrimit në bujqësi

VIDEO-SYRI TV/ Historia e 24-vjeçarit fermer nga Maliqi, investoi kursimet e emigrimit në bujqësi

12:34, 30/11/2022

Të rinj që kanë vendosur të investojnë në bujqësi, po shohin dita ditës se po shkojnë drejt falimentimit. E tillë është historia e 24-vjeçarit Igli Hoxha nga fshati Zvirinë e Maliqit. Ai thekson se kursimet e punës sezonale në emigrim i ka investuar në kultivimin e qepës, por gjatë tre viteve të fundit është duke dalë me humbje.

Nga SYRI TV

Igli Hoxha është një i ri 24-vjeç. Ai ka zgjedhur të punojë në vendlindje, si fermer duke kultivuar qepe dhe patate.

Në fshatin Zvirinë të Maliqit, Igli është munduar të ndërtojë jetën, por ajo sa vjen e bëhet më e vështirë, për shkak të pamundësisë për të fituar nga puna në bujqësi.

Për të investuar në bujqësi, fermeri i ri tregon se shkon shpesh të punojë në emigrim. Por, vitet e fundit, kostot në bujqësi janë rritur, ndërsa fitimet kanë pësuar ulje. Prej tre vjetësh ai nuk nxjerr fitime, ndërsa akuzon shtetin për braktisje, që po e çon në faliment.

Nafta e shtrenjtuar dhe imputet kimike me çmim të dyfishuar apo dhe mungesa e tregut dhe subvencioneve, janë shkaku pse edhe ky i ri kërkon të braktisë vendin.

Ky fermer i ri thotë se ka shpenzuar rreth 2 milionë lekë për të kultivuar qepën këtë sezon, por prodhimi, siç shihet dhe nga pamjet, ka mbetur stok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco