Protesta para kryeministrisë/ Meta: Jemi për Shqipërinë europiane

Protesta para kryeministrisë/ Meta: Jemi për Shqipërinë europiane

12:21, 30/11/2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta la të kuptohet se protesta e opozitës në datën 6 dhjetor do të zhvillohet para kryeministrisë.

I pyetur për mosdhënien e lejes për ta zhvilluar protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Meta tha: “Nuk është çështje sigurie, është çështje Kushtetute. Jemi për Shqipërinë europiane, jo regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite të tëra. Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve, me në krye kokainën”.

Meta foli për gazetarët pas një takimi të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike me kryetarin e kësaj të fundit, Sali Berisha.

Një ditë më parë, Meta konfirmoi zyrtarisht se do të merrte pjesë në protestën e 6 dhjetorit, që përkon me ditën kur në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, një ngjarje historike që ndodh për herë të parë në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco