Aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin me biçikletë dhe iku, arrestohet shoferi në Korçë

Aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin me biçikletë dhe iku, arrestohet shoferi në Korçë

23:08, 29/11/2022

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Drithas.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari Gerald Terolli, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. 58 vjeç dhe më pas u largua nga vendngjarja.

"Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë", njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco