Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier uron Presidentin Begaj për festën e Pavarësisë

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier uron Presidentin Begaj për festën e Pavarësisë

12:46, 28/11/2022

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar në “Facebook” urimin që presidenti Federal i Gjermanisë Frank-Walter i ka bërë Presidentit Begaj për Festën Kombëtare të Shqipërisë. Ai shprehet se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian si mik dhe partner.

“Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë Korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Evropian. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner.

Uroj për ju dhe bashkëkombësit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, ka thwnwFrank-Walter Steinmeier. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco