Aksidenti me dy viktima/ Ja pamjet tronditëse nga makina e shkatërruar

Aksidenti me dy viktima/ Ja pamjet tronditëse nga makina e shkatërruar

10:41, 27/11/2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01.15 të mëngjesit të së dielës në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Të rinjtë udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

SYRI TV sjell pamje se si është shkatërruar makina nga përplasja me trafikndarësen.

Viktimat e aksidentit janë Silva Gjergji nga Rubiku, si dhe një shtetase deri tani e paidentifikuar, rreth moshës 20-22 vjeç. 

Arbër Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore, e cila është palosur brenda në kabinë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen pasagjeret, të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë drejt Traumës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka bërë arrestimin e të riut nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Dyshohet se shpejtësia është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Mësohet se ata kanë darkuar së bashku në Durrës, dhe janë nisur më pas drejt Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Tashmë pritet të kryhen analizat dhe ekzaminimet e nevojshme për të mësuar nëse ata kishin konsumuar alkool.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco