Aksidenti tragjik me dy viktima/ Policia arreston shoferin në spital

Aksidenti tragjik me dy viktima/ Policia arreston shoferin në spital

09:51, 27/11/2022

Policia ka bërë arrestimin e të riut nga Durrësi, që ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa zbardhen detaje të tjera nga aksidenti i rëndë.

Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Arbër Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore, e cila është palosur brenda në kabinë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen pasagjeret, të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

Një nga viktimat e aksidentit është Silva Gjergji nga Rubiku, si dhe një shtetase tjetër, deri tani e paidentifikuar, rreth moshës 20-22 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të rënda dhe vetë në aksidentin që u regjistrua rreth orës 01.15 të mëngjesit të së dielës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco