Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë sigurinë e plotë...

08:45, 27/11/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se qytetarët do të vërshojnë në shesh me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Lideri i opozitës përshëndeti liderët europiane që do jene në samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit

SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha e konsideroi të paqenë refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit dhe deklaroi se populli opozitar do të vërshojë në shesh.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se policia është vasale e Edi Ramës dhe solli në vëmendje se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve e po kështu shtoi se Komisioni Europian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet.

Berisha përshëndeti liderët europiane që do jenë në samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit.

Berisha renditi edhe hapat që do ndjekë opozita kundër aferës së Portit të Durrësit.

I pyetur për mbajtjen peng të logos së Partisë Demokratike, Berisha kishte një mesazh të qartë për Edi Ramën.

Berisha u ktheu përgjigje qytetarëve edhe për çështje të tjera sensitive, që nga ligji për investitorët strategjikë, taksa për profesionistët e lirë e deri tek trau në Rrugën e Kombit.

Berisha u pyet nga ndjekësit edhe se cilin ekip mbështeste në Botërorin që po luhet në Katar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco