Tërmeti i 26 nëntorit, Kalaja: Ka ende qytetarë në çadra e konteinerë! Rama përdori fondet për fushatë elekorale

17:23, 26/11/2022

Aktivisti Aulon Kalaja komentoi në edicionin e pasdites me moderatorin Edvin Parruca në Syri Tv përvjetorin e tretë të tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

Tre vite më vonë duke bërë një bilanc të kësaj tragjedie, Aulon Kalaja deklaroi se një pjesë e madhe e qytetarëve gjendet në konteinerë dhe në çadra ndërsa shtoi se në Bubq situata është e rëndë.

"Ka disa familje, disa kurora që s'kanë marrë një zgjidhje përfundimtare për shtëpinë. Qytetarët nuk i kanë përfituar metrat katrorë që kanë pasur për ata që kanë marrë. Qeveria synon që të ndërtohen pallate nga biznesmenë që kanë lidhje me politikën, e kam denoncuar herë pas here."-tha Kalaja.

Kalaja deklaroi se ka patur probleme në menaxhimin e fondeve ndërsa shtoi se paratë e tërmetit janë përdorur për fushatë elektorale nga qeveria që të siguronte mandatin e tretë.

“Më 25 prill 2021 transfertat bankare që ka bërë qeveria tek ata që iu prish shtëpia nga tërmeti dhe një pjesë të patronazhistëve të PS-së, kanë kaluar në mars dhe prill 2021, 150 mln euro, për të vetmen arsye që ishte vit elektoral për mandatin e tretë të qeverisë së Ramës.

Këtë nuk e them unë por edhe ata që merren me monitorimin e zgjedhjeve. Paratë e tërmetit u përdorën për fushatë elektorale. Keqmenaxhim i këtyre fondeve kur qytetarët janë në çadra e konteinerë."-deklaroi Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco