Berisha: Marrëdhëniet me Kosovën kanë ngecur! Rama, vasal i Vuçiçit

Berisha: Marrëdhëniet me Kosovën kanë ngecur! Rama, vasal i Vuçiçit

12:47, 26/11/2022

Kryetari demokrat, Sali Berisha, në diskutimin me qytetarët në rrjetet sociale, komentoi edhe mbledhjen mes dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Mbledhja e dy Kuvendeve, në çdo rrethanë tjetër përveç kësaj, do ishte e mirëpritur. Por Edi Rama do preferonte më shumë që parlamenti i Kosovës të mblidhej në parlamentin e Serbisë. Ky është një përvjetor dhe unë do i them fjalët e mia në aktivitetin e përbashkët. Me këtë rast i përshëndes deputetët e Kosovës. Rama është një vasal i Vuçiçit të tij. Nuk mund të paraqitet si patriot apo atdhetar, por si një armik i vendosur i pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së saj në BE,” tha Berisha.

Berisha komentoi edhe pyetjen nëse do bashkohen shqiptarët.

“Ëndrra e shqiptarëve për bashkim është ëndrra më fisnike e tyre. Dhe në këtë kontekst, duhet ta konsiderojmë atë një proces, në sensin që nëse 30 vite më parë, shqiptarët nuk ishin të lirë në asnjë territor, sot shqiptarët janë të lirë. Por, a është bërë sa duhet që shqiptarët t’i bëjnë të parëndësishëm kufijtë e tyre? Unë mendoj se është bërë regres në këtë drejtim, pasi po të marrim sot ecurinë e marrëdhënieve të 9 viteve të fundit me Kosovën, ajo është në vendnumëro për të mos thënë se ka prapakthehu. Pra, procesi i bashkimit është një proces kompleks, në të cilin ka shumë punë për të bërë. Natyrisht finalizimi në një shtet të vetëm është ëndrra sublime e shqiptarëve, por kjo në përputhje me proceset integruese evropiane dhe fqinjësinë e mirë me të gjitha vendet,” tha Berisha.

Ndërkohë, i pyetur se me cilin ekip bën tifozllëk në këtë Botëror të futbollit, Berisha tha: “Jam me ekipin që fiton, përveç Serbisë”. Ai shtoi se nuk është me ekipet e vendeve armiqësore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se në mbledhjen e parë të qeverisë, kur ai të vijë në pushtet, do miratojë vendimin për të hequr traun që lidh Shqipërinë me Kosovën, me Rrugën e Kombit. Berisha tha se trau do hiqet, ndërkohë që ai që e miratoi këtë vendim do shpallet si “tradhtar”.

“Ne mbledhjen e parë të qeverise do hiqet trau për Rrugën e Kombit, ai që e vendosi traun, do bëhet përgjegjës për tradhti”, tha Berisha.

Ndërkaq, kryetari demokrat i ka bërë thirrje profesionisteve të lirë që të mos e paguajnë taksën e re që ka vendosur qeveria për ta. Berisha ka theksuar se opozita nuk e njeh këtë taksë për profesionet e lira dhe se ajo do të hiqet.

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nëse opozita vjen në pushtet, projekti në Sheshin e Flamurit në Vlorë do të zhbëhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco