Berisha: 110-Vjetori i Pavarësisë i gjen shqiptarët në një proces pjesëtues të fuqisë së tyre dhe kjo është e pafalshme!

Berisha: 110-Vjetori i Pavarësisë i gjen shqiptarët në një proces pjesëtues të fuqisë së tyre dhe kjo është e pafalshme!

08:48, 26/11/2022

Shteti shqiptar, të hënën më 28 nëntor mbush 110 vjet pavarësi. Dy ditë para kremtimit të kësaj date, ish kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe njëherit kreu aktual i PD-së ka thënë se ky 110 vjetor në tërësi i gjen shqiptarët të lirë dhe kjo është një arritje historike e tyre, pasi siç u shpreh ai për shekuj ata (shqiptarët) kanë përjetuar pushtime të ndryshme.

“Por, ky 110 vjetor i gjen shqiptarët në një proces absurd, në një proces deri diku pjesëtues të fuqisë së tyre dhe kjo është e pafalshme. Në rast se analizon sot jashtë folklorit marrëdhëniet Tiranë- Prishtinë, ato janë histori aktuale, e cila nuk shkon askund me interesin kombëtar të shqiptarëve”, ka thënë Berisha në intervistën e tij të dhënë sonte për emisionin e lajmeve “A23 me Flaka Vitaku” .

Berisha tha se që nga vitet 1920-ta e gjer në vitet 90-të de facto Tiranën e ka sunduar Beogradi. “Jo vetëm themeloi partinë komuniste të Shqipërisë, themeloi njësitë e ushtrisë çlirimtare partizane të jemi realist, jo nacionale. Por, dora e Beogradit ka qenë e pranishme në të gjithë periudhën e diktaturës. Pavarësisht nga kundërshtit, por edhe marrëveshjet në kurriz të Kosovës nuk u cënuan asnjëherë”, tha ai.

Kreui PD-së Berisha tha se vitet e 90-ta shënuan shkëputjen e Shqipërisë nga Beogradi. Në këtë kohë, ai theksoi se erdhi në skenë një udhëheqje e cila, sipas tij për shkak të izolimit, për shkaqe të ndryshme nuk kishte më lidhje me Beogradin.

Berisha mes tjerash ka akuzuar Ramën se po cenon interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë.

“Dhe kjo ishte një nga tiparet më të rëndësishme të revolucionit të dhjetorit të vitit 90-të. Por, siç thotë një fjalë historia përsëritet, sot mund të them se vendimet kryesore të Tiranës merren në Beograd ose pse jo dhe në Ankara. Por, sidomos kjo e Beogradit dhe ky qëndrim antishqiptar i Edi Ramës, kjo fili e pakufizueshme e tij ndaj Aleksandër Vuçiq, i cili është një lider absolutisht po aq naiconalist saqë ishte Sllobodan Millosheviqi, por është një nacionalizëm i mirëfilltë, jo një neokomunizëm, por është një nacioalizëm i mirëfilltë doktrinarë serb, i cili ka qenë gjithënjë armik i egër i shqiptarëve dhe factor madhor destabilizues në Ballkan. Në kohën kur gjithëmonë historikisht është thënë dhe ka qenë e vërtetë se Serbia përfaqëson Rusinë e vogël të Ballkanit sot kjo është më e materializuar se kurrë. Sot Serbia është një prapavijë, problematike jo vetëm për Ballkanin, por për Evropën e Rusisë agresive e agresorit Putin…”.

Berisha tha ky 110 vjetor ka për shqiptarët dritëhijet e veta dhe shpresonë që këto të kapërcehen. “Por që Tirana të shëndërrohet në një gjenerator lufte të ftohtë ndaj Prishtinës është një fatkeqësi e madhe kombëtare, është rikthim te modeli që ka ekzistuar gjatë diktaturës komuniste”, tha ai. /ATVLIVE/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco