Partia Demokratike paditi këtë të premte në SPAK, projektin sipas saj korruptiv të Portit të Durrësit. Kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, Adriana Kalaja, deklaroi për mediet se kallëzimi është kundër Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt dhe çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë. Sipas Kalasë, projektligji do të shpallet antikushtetues, ashtu siç ndodhi me ligjin special “Fusha”, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
© SYRI.net