Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

17:04, 07/10/2022

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan.

Si pasojë janë lënduar dy persona. Momentalisht vetëm një prej tyre është transportuar në spital ndërsa pritet edhe ambulanca tjetër për të lënduarin e dytë.

Nuk dihet ende gjendja e të të lënduarve si dhe dinamika e ngjarjes pasi sapo ka ndodhur.

Policia është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco