U fut në berberhane me thikë dhe plagosi dy persona, policia i vë prangat 40 - vjeçarit

U fut në berberhane me thikë dhe plagosi dy persona, policia i vë prangat 40 - vjeçarit

08:19, 07/10/2022

40 vjeçari i cili nën efektin e alkoolit plagosi mbrëmjen e djeshme dy persona në një bërbërhane në Vlorë është arrestuar.

Autori i identifikuar si Mexhit Arapi, plagosi dy punonjësit e berberhanes Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spital.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve," njofoti policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco