E pranon edhe Dudushi: S’ka rëndësi vendimi i gjykatës, dihet që Berisha ka shumicën

21:07, 06/10/2022

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi situatën politike në vend dhe aksionin opozitar.

Dudushi tha se nuk ka rëndësi fare vendimi i gjykatës për Partinë Demokratike për sa kohë demokratët e dinë se Berisha ka shumicën.

Gazetari komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ndërsa theksoi se Sali Berisha fitori përballë Lulzim Bashës.

"Ajo që mendoj unë, nuk ka rëndësi vendimi i gjykatës për sa kohë demokratët janë të bindur se ata janë shumica. Ata mbeten shumica. 

Këtu s'ka asnjë problem dhe s'e kuptoj pse shqetësohen për vendimin që do japë gjykata.

Për zgjedhjet e 6 marsit, ishte një fitore e Berishës ndaj Bashës."-tha Dudushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco