Shkullaku-Alibeajt: S’bëhet politikë me vendime gjykate! Tërhiq padinë dhe ulu në tavolinë me Berishën

21:21, 06/10/2022

Gazetari Armand Shkullaku, deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se vendimi i Gjykatës për Partinë Demokratike është i parëndësishëm. Sipas Shkullakut PD-ja është një parti që shpreh vullnetin e shumicës ndërsa shtoi se nuk është një SHPK. Sakaq, gazetari deklaroi se mjaftojnë zgjedhjet e 6 marsit dhe rezultatet brenda PD-së për të treguar se demokratët duan Sali Berishën.

Më tej, Armand Shkullaku u shpreh se lëvizja më e mënçur që duhet të bëjë grupi i Alibeajt, është tërheqja e padisë dhe të ulët me Sali Berishën në tavolinë për të hyrë në zgjedhje të gjithë bashkë.

"Për mua Gjykata duhet të japë një vendim në favor të Rithemelimit. Në Gjykatë s'ka shkuar një çështje që ka të bëjë me një kompani private ku pakica përdor marifete juridike për të bllokuar aksionerët e tjerë.

Partia shpreh vullnetin e shumicës, u krijua nga një bashkësi, anëtarësia janë pronarët e PD-së, kurse këta në krye janë të emëruar nga këta pronarë, janë administratorët e një subjekti që quhet PD.

Ndërkohë që pronarët këtë ja kanë deleguar qoftë më 6 mars, kongresi i dhjetorit, qartësisht një administratori të ri të PD-së, mendoj se s'ka gjykatë në botë që mund të kërkojë kleçka juridike apo çfarë thotë ligji për aksione apo SHPK-të. Mjafton 6 marsi, rezultati brenda PD-së, kjo është çështje e mbaruar.

Duhet të hyjnë bashkë në zgjedhje. Nëse vazhdon kjo histori, vetëm sjell keq për ata që mund të bëjnë politikë me vendime gjykate. Nuk ka rëndësi nëse Berisha hyn në zgjedhje me vulë apo pa vulë.”-tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco