Bislim Ahmetaj: Protesta e pedagogëve tregon se i ka ardhur fundi atyre që po shpërbëjnë Shqipërinë

18:26, 05/10/2022

Pedagogu Bislim Ahmetaj komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se numri i pedagogëve që morën pjesë sot në protestë për pagat e tyre ishte 5 herë me i madh se numri i pedagogëve në protestën e parë.

"Më bën të ndihem keq kjo situatë. Por jam dhe optimist se shoh që i ka ardhur fundi një ndërmarrje që po e shpërbën Shqipërinë. Ne jemi në universitet sepse janë studentët, studentët janë aty sepse jemi edhe ne."-tha Ahmetaj.

Më tej ai deklaroi se ka një ndërgjegjësim ndërsa shtoi se pedagogët në Shqipëri i kanë kapacitetet për të ndërtuar jetën e tyre edhe jashtë auditorit, por qeveria nuk duhet t'i shpërfillë.

"Një pedagog që i duhet të punojë 4 orë për 1 orë mësim, s'mund të paguhet njësoj si një punëtor ndërtimi, me gjithë respektin e atyre që bëjnë punë të ndryshme. Duhet të ndodhë një ndryshim i madh dhe ndërgjegjësimi i pedagogëve për të qenë pjesë e protestave, kam përshtypjen se ka arritur atë që i duhet shoqërisë shqiptare."-tha Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco