Bilanci i Covid/ 35 raste të reja në 24 orët e fundit

Bilanci i Covid/ 35 raste të reja në 24 orët e fundit

17:48, 05/10/2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë me koronavirus, nga 695 testime, ndërsa 53 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

5 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 695 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 35 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Fier, Devoll, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mat, Klos, Patos, Berat, Elbasan.

Janë 380 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,257 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 35

Të shëruar në 24 orë 53

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 695

Testime totale 1,984,449

Raste pozitive 331,226

Raste të shëruara 327,257

Raste Aktive 380

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236

Elbasan 34

Vlorë 19

Fier 19

Shkodër 17

Durrës 14

 

Lezhë 12

Gjirokastër 11

Dibër 10

Korçë 4

Berat 3

Kukës 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco