Qeveria vendos: Rritje page prej 7 përqind për pedagogët

Qeveria vendos: Rritje page prej 7 përqind për pedagogët

12:49, 05/10/2022

Qeveria ka marrë ditën e sotme vendimin për rritjen me 7% të pagave të pedagogëve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi për gazetarët se qeveria ka vendosur një kufi për rritje deri në 15%.

Ajo nënvizoi se përtej shifrës përtej 7% që do të financohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër do të duhet të financohet nga vetë universitetet.

“Sot ne këshillin e ministrave morëm një vendim të rëndësishëm për pagat e pedagogëve. Po punojmë prej disa kohësh në bashkëpunim. Sot kemi vendosur që pagat të rriten deri në 15%. 7% do mbulohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre. Janë vetë universitetet që mund të miratojnë edhe rritje përtej këtij niveli minimal.

duhet të kuptojmë që pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë dhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit, policët, zjarrfikësit, kanë mundësi të tjera jo vetëm nga buxheti i shtetit por dhe nga programet e kërkimit shkencor të BE”, deklaroi Kushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco