Zgjedhjet lokale, Meta: Do luftojmë përballë regjimit mafioz të Ramës! Jam optimist për fitoren e opozitës

21:15, 04/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se zgjedhjet lokale duhet të shpallen sa më parë për të shpëtuar njëherë e mirë nga një pushtet i paligjshëm vendor monist.

Meta tha se Rama e urren garën, demokracinë dhe llogaridhënien ndërsa shtoi se Partia e Lirisë dhe opozita do mbrojnë interesat e qytetarëve. Ish-Presidenti Ilir Meta u shpreh optimist për fitoren e opozitës ndërsa theksoi se qeveria i shërben vetëm krimit.

"Rama urren garën, demokracinë dhe llogaridhënien. Ishte dhuratë nga Basha për Ramën. Shkojmë përballë regjimit mafioz të Edi Ramës.

Dosja e tij e paligjshme në shërbim të krimit, në dëm të madh të shqiptarëve. S'mund ta imagjinonim që të bënin grevë dhe parashkollorët.

Një institucion që ka zbatuar programet e këtij shteti, kush është arsyeja? Po ato miliona euro që paguajnë shqiptarët për pazaret e Ramës dhe ministrave të tij?

Në zgjedhje do rivendoset pluralizmi politik në pushtetin lokal, që është shumë e rëndësishme. Jam optimist për fitoren e opozitës, por s'mund të garantoj në mënyrë absolute për të. Partia e Lirisë synon fitoren e opozitës."-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco