FOTOLAJM/ Rama ‘hedh në det’ çelsin e të ardhmes së Shqipërisë me porosi të padronëve të tij

FOTOLAJM/ Rama ‘hedh në det’ çelsin e të ardhmes së Shqipërisë me porosi të padronëve të tij

21:10, 04/10/2022

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka sjellë karikaturën e radhës me kryeministri Edi Rama i cili mbylli me urdhër të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan kopshtin ‘Zubeyde Hanim’ pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”.

Qindra nxënës dhe fëmijë dolën në protestë kundër këtij vendimi skandaloz i marrë në fillim të vitit të ri shkollor, ku sipas tyre qeveria po mbyll me një të rënë të lapsit të ardhmen e tyre, ku kanë derdhur djersë dhe mund për vite të tëra.

Protesta e mbajtur para Kryeministrisë shënoi një nga protestat më të dhimbshme, pasi fëmijët improvizuan një orë mësimi duke kërkuar të drejtat e tyre të dhunuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco