Meta në 'A Show': Bashizmi, sëmundje e rëndë prej 9 vitesh! 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

21:09, 04/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se 'Bashizmi' është një sëmundje e rëndë në vend prej 8-9 vitesh.

Meta tha Lulzim Basha tradhtoi kauzat e qytetarëve ndërsa shtoi se 80 për qind e shqiptarëve tashmë janë në opozitë.

"Sëmundja e mashtrimit të qytetarëve, opozitarëve, atë detyrë kishte, t'i mbronte, tradhtoi kauzat e tyre, i dorëzoi tek kundërshtari, grabitësi i të gjithë mjeteve me të cilat opozita mbron demokracinë, qytetarët.

Bojkoti i qëllimshëm i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në mënyrë të vetëdijshme, i fali pushtetin lokal Ramës. Justifikime që do bëjmë kështu e ashtu, lodhje e opozitarëve.

Ka një sëmundje tjetër të ‘Bashizmit’ që gjërat lihen për në fund, sikur jemi një vend me gjëra në rregull. Sëmundje që s'ështe se iku zotëria dhe ajo iku menjëherë, kjo ka përfshirë në tërësi opozitën.

Jam i sigurt se 80 për qind e shqiptarëve janë në opozitë, edhe masa dërrmuese që ndihen tradicionalisht socialistë. Kemi për qëllim vendosjen e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit kombëtar."-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco