Vizita e Berishës, mikëpritësi, Jaku: Sot votojnë komunizmin dhe hanë kapitalizmin, e kanë shitur votën për 20 euro

Vizita e Berishës, mikëpritësi, Jaku: Sot votojnë komunizmin dhe hanë kapitalizmin, e kanë shitur votën për 20 euro

19:57, 04/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte ditën e sotme në një vizitë në një shtëpi në zonën e Fushë Krujës.

Berisha ishte në shtëpinë e Martin Jakut, të cilit shtëpinë ja ka prishur tërmeti dhe prej 3 vitesh jeton në çadër, pasi qeveria nuk i ka shkuar në ndihmë.

Gjatë bashkëbisedimit, Jaku ka treguar se në këtë zonë, vota është shitur për një thes me miell, ose për 20 euro.

‘Z. Berisha ju falënderoj që keni ardhur sot këtu. Na keni prek jashtë mase, më duket fjalimi im kur e them kështu si fjalimet e re kohës se Partisë së punës. Por jam i vetmi njeri që nuk i servilosem asnjë partie. Por ti je një njeri patriot e them përballë teje e them në rrugë, se nga të gjithë politikanët të majtë e të djathtë ke denoncuar krimin në parlament. Ke rrezikuar edhe familjen tënden.

Unë 8 klasë shkollë kam, por un di të flas dy fjalë siç duhet. Në Shqipëri u bënë shumë gabime u ngritën rrëzuam bustin për tu bërë europian për me heqë diktaturën. Tragjedia më e madhe kur u rrëzua busti iku sistemi u bënë zgjedhje pluraliste populli ja dha votën Fatos Nanos komunizmit përsëri unë e kam te populli sepse nuk jemi të brumosur.

Ti erdhe në 2005 në pushtet çave malet, bërë rrugë hape shkolla hape ambulanca, që i kemi këtu. Të dha populli votën sepse bërë liberalizimin e vizave. Nuk shkojnë më shqiptarët nëpër ferra e nëpër skafe, por shkojnë me traget e me avion.

Ndërsa këto këtu sot votojnë komunizmin e hanë bukën e kapitalizmit, edhe shkojnë më skaf duke thënë ‘Rama ik’. Jo duhet të rrimë këtu sepse vetë e kë dhënë votën, e sepse je shit për një thes mielli. Se flas i revoltuar, sepse jemi shqiptarë të pastër, se për të ikur, të gjithë dimë ti braktisim trojet, por unë dua që kur të vdes të varrosem, të varrosem pranë babës, afër gjyshit, e jo në tokë të huaj. Këtë kam dëshirë unë si Martin. Ne e dimë si po qeveris ky. Mua nuk më pëlqen, por njerëzit më thonë, mos fol, por un do flas, sepse po nuk fola i bie që unë të jem dakord më të. Unë nuk jam më këtë.

Edhe ti si djathtë që ke themeluar Partinë Demokratikë sepse unë kam 30 vjet që e kam gjet veten të Partia Demokratike, sepse deshtëm Europën, i deshtëm ca gjera, por u prenë nga vota e popullit. Jemi popull i dobët, sepse shesim familjen për një thes mielli dhe për 20 euro.  Janë bërë shumë gabime z. Berisha. Kam qenë në komision, kur isha me demokratët e mi këtu dhe i shihja lëvizjet në komision, sepse isha demokrat, sepse e kishin votën. Gjëja me e turpshme më skandaloze, burri nuk shitet as nuk blihet.

Një gabim që është bërë i PD-së, por jo në qeverinë tënde. Erdhën zgjedhjet që u bënë tani, Aulon Kalaja dhe Agron Loka kanë kontribuar. Këta të dy janë këtu, sepse unë kam folur gjithmonë me ta, e them me sinqeritet sepse po të mos jem i sinqertë do me kishte bërë Rama shtëpi 5 katëshe. Kanë ardhur çadër më çadër dhe i kanë pa të gjithë shqiptarët, ju kanë shërbyer të gjithëve nëpër çadra, se këtij burri i kam thënë, ke për tu ftoh se ishte bërë përmbytja’, tha ndër të tjera, Martin Jaku, mikëpritësi i sotëm i kreut të PD-së, Sali Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco