Noka: Shpallja 'non grata' e Berishës pa efekt në elektorat! Me Bashën çuam dëm 9 vite! Po hetojmë për lobimin rus

Noka: Shpallja 'non grata' e Berishës pa efekt në elektorat! Me Bashën çuam dëm 9 vite! Po hetojmë për lobimin rus

22:45, 03/10/2022

Sekretari i Përgjthshëm i PD beson se shpallja “non grata” e Sali Berishës është një politikë e dështuar në raport me votën e shqiptarëve. Flamur Noka tregohet i ashpër për qendrimet e ambasadores amerikane, duke theksuar nuk kanë ndikim në elektorat.

“Zonja ambasadore me deklaratat dhe qendrimet e saj ka shkallmuar statusin e diplomatiti. Çdo gjë që thotë zonja ambasadore nuk do të thotë se ka më edekt, sepse zonja është e vetmja ambasadorë që, për fat të keq, i ka dhënë të drejtë vetes të hyjë në punët e brendshme të forcave politikë. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se prapa lobimeve kundër Sali Berishës qendron Edi Rama dhe aleati i tij politik George Soros”- thotë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka për emisionin “Pa Censurë”.

Po kaq i ashpër zoti Noka u tregua edhe me ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha për çështjen e financimeve të supozuara ruse për PD në vitin 2017. Çështje për të cilën PD ka nisur një audit të brendshëm, megjithëse ajo është hetuar dhe gjykuar 3 vite më parë.

Intervista

Flamur Noka: Me një akt personal Lulzim Basha tentoi të fusë PD në një qerthull të rrezikshëm, pasi në arkën e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë asnjë qindarkë lobimesh të paligjshme.

Elona Meço: Çfarë do të bëni ju ndryshe nga Prokuroria dhe Gjykata?

Flamur Noka: Balta ruse apo joruse, mund të ketë qarkulluar në xhepat e Lulzim Bashës, por nuk ka lidhje me PD. Grupi i auditimit të PD nuk merr përsipër të vërtetojë nëse në Amerikë kanë shkuar para ruse, para krimi, para droge apo para të pastra. Grupi i auditimit ka vetëm 1 detyrë: të vërtetojë dhe të sqarojë që në këtë parti as ka hyrë as ka dalë para e tillë.

Elona Meço: Po kjo dihet.

Flamur Noka: Nuk po flasim më me hamendësime. Tani po flasim me fakte. Departamenti amerikan i shtetit ka përmendur fakt dhe jo hamendësim. Përballë faktit, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Do të bëjmë zbardhjen e së vërtetës, rolin që ka patur PD, pastaj, përgjegjësitë e tjera do t’i mbajë për aktin personal të tij, Lulzim Basha dhe askush tjetër.

Elona Meço: Zoti Noka, kur Departamenti i Shtetit flet për Lulzim Bashën, ju e besoni. Kur Departamenti i Shtetit merr vendime për zotin Berisha ju nuk e besoni dhe kërkoni fakte.

Flamur Noka: Këtu ka vetëm një standard. Për Sali Berishën nuk ka patur asnjë fakt. Sali Berisha ka kërkuar gjithmonë qoftë edhe një fakt të vetëm, në mënyrë që të merrte vendimet e tij. Për Lulzim Bashën u tha fakti se 500 mijë USD kanë shkuar nga një kompani e krijuar me pronarë rusë për lobim të Lulzim Bashës për të bërë një fotografi me Trumpin.

Elona Meço: Ju keni punuar edhe me zotin Basha, edhe me zotin Berisha. Ku ndryshojnë këta të dy në drejtimin e PD në opozitë?

Flamur Noka: Nuk takohen askund këta persona me njëri-tjetrin. Askund. Ndiej dhimbje dhe keqardhje për 9 vite të opozitës të çuara dëm! Jo rastësisht jam i pari që u ndava nga Lulzim Basha, për këtë qasje që kishte ai ndaj demokratëve, ndaj PD, për mentalitetin e tij dhe për gjithçka.

Elina Meço: Dhe zoti Berisha çfarë ka të ndryshme?

Flamur Noka: Zoti Berisha ka të ndryshme gjithçka. Ua thashë që nuk takohen asgjëkundi me njëri-tjetrin. Koha ka treguar kush është zoti Berisha. Nuk ka mbërritur dita që Flamur Noka të flasë kush është Sali Berisha. Të jeni e sigurtë se e di sot çdo shqiptar dhe ndërkombëtar kush është dhe si punon Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco