Sulmet kibernetike, eksperti i IT: Deklaratat, hajgare qeveritare! Niveli i sigurisë është zero!

22:03, 03/10/2022

Eksperti i IT, Hekuran Doli, komentoi nga Prishtina për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, hakerimin e sistemit MEMEKS, ku hakerat publikuan listën me 105 mijë persona të cilët dyshohet se janë kontigjentë, persona të dyshuar të Policisë së Shtetit, mes tyre ministrja Elisa Spiropali, ministri Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli.

Eksperti i IT tha se ekzistojnë dy pista. E para, mund të ketë pasur probleme në instalimin e sistemit dhe pista e dytë janë dyshimet për një sulm të brendshëm.

"Pista e parë mund të jetë një keqkonfigurim. Përgjegjës do duhet të ishin personat që kanë instaluar sistemin. Lidhja e dytë, një sulm i brendshëm, duke shfrytëzuar një qasje të brendshme.”-tha Doli.

Sa i përket deklaratës së Ramës i cili tha se është fotomontazh, Doli u shpreh se të dhënat janë autentike dhe që janë marrë nga sistemi MEMEKS.

"Katastrofa është menaxhuar në mënyrë hajgare. Nga publikimet, raportimet e institucioneve përgjegjëse, mbeten në nivel hajgare."-tha Doli.

Sa i përket deklaratës së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se të dhënat e publikuara nuk janë marrë nga hakerimi i sistemit MEMEX, Doli u shpreh se të dhënat janë autentike dhe iranianët s’mund të sajonin emrat.

"Në diskutim me disa kolegë në Shqipëri, më thanë se të dhënat janë autentike dhe iranianët s'mund të sajonin emra dhe të dhëna për tu dukur montazh.

Nëse s'janë marrë nga sistemi i policisë, do jenë marrë nga një sistem tjetër. Insfrastruktura shtetërore e ka nivelin e sigurisë të një internet caffe-je."-tha Doli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco