Meta: Rënia e ‘Murit të Berlinit’ frymëzoi erën e ndryshimit në të gjithë Europën

Meta: Rënia e ‘Murit të Berlinit’ frymëzoi erën e ndryshimit në të gjithë Europën

20:38, 03/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në festën e organizuar nga ambasada gjermane me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Meta u shpreh se Rënia e "Murit të Berlinit" hapi jo vetëm rrugën e bashkimit të Gjermanisë por frymëzoi erën e ndryshimit në të gjithë Europën Lindore përfshirë edhe Shqipërinë.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Rënia e "Murit të Berlinit" hapi jo vetëm rrugën e bashkimit të Gjermanisë por frymëzoi erën e ndryshimit në të gjithë Europën Lindore përfshirë edhe Shqipërinë. Kënaqësia është edhe më e veçantë kur je me Ylli Bodinakun guximtarin e 2 Korrikut që me Saurelin e tij theu murin e Ambasadës, që hapi dyert drejt lirisë për 3 mijë shqiptarë.

Përherë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi edhe nëpërmjet "Procesit të Berlinit" për integrimin europian, për ndihmën e jashtëzakonshme për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik, si dhe për mbështetjen ndaj sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco