Biberaj: Të bllokojmë gjithçka në vend! Rama përmbyset me protesta

Biberaj: Të bllokojmë gjithçka në vend! Rama përmbyset me protesta

19:33, 03/10/2022

Anëtari i Këshllit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaroi se kryeministri Edi Rama përmbyset me protesta dhe mosbindje civile.

Në një intervistë për Euronews Albania, Biberaj tha se protestat duhet të jenë të gjata, në çdo qytet dhe të bllokohet gjithçka në vend.

“Absolutisht e rrëzojnë, por jo protesta me tullumbace, jo me lule. Protesta të rrimë aty 24 orë, të bllokojmë gjithçka në këtë vend. Të bllokojmë gjithçka për të zhbllokuar gjithçka. Protesta të gjata, protesta të gjithë grupeve të interesit, protesta në çdo qytet, në çdo rrugë. Absolutisht, unë e shoh si mundësi.

Kjo do lidership, njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës. Unë besoj që Edi Rama përmbyset me protesta, jo vetëm besoj, por e kam bindje. Protestat, demostrata, revolta, gjithçka civile, gjithçka demokratike”, theksoi ai.

Dy ditë më parë, Biberaj iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku i tha se Rama nuk rrëzohet nga pushteti me konferenca për shtyp, por me protesta. Nga ana tjetër, Berisha nënvizoi se Partia Demokratike do të organizojë revolta të fuqishme dhe paqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco