Ish-efektivi: Rama ia ka dorëzuar pushtetin krimit! Rilindja largoi policë të mirëkualifikuar

19:39, 03/10/2022

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha, deklaroi në takimin e organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama ia dorëzoi pushtetin krimit duke larguar brenda një dite të gjithë sektorin e krimit ekonomik-financiar.

Sipas Hoxhës, në vitin 2014 kanë qenë rreth 1300 të larguar nga Policia e Shtetit, ndërsa shtoi se qeveria e Rilindjes largoi nga radhët e saj policë të mirëkualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

"Përfaqësues ligjor i shoqatës së policëve të liruar. Qeveria e rilindjes largoi nga radhët e saj policë të mirëkualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

2014 kemi qenë rreth 1300 të larguar nga policia e shtetit. Është paramenduar dhe shprehur në media që të largohej sapo të vinte në pushtet, gjithë zinxhiri komandues dhe ai që kishte informacionet e policisë së shtetit. 

Brenda një dite është laguar gjithë sektori i krimit ekonomik-financiar në Shqipëri, kjo do të thotë tja dorëzosh pushtetin krimit."-tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco