Njeriu që ngriti skemën e patronazhistëve, i pasanksionuar nga SHBA

Njeriu që ngriti skemën e patronazhistëve, i pasanksionuar nga SHBA

18:35, 03/10/2022

Departamenti Amerikan i Thesarit i vendosi sanksione këtë të hënë kryeministrit të Bosnje Hercegovinës, Fadil Novaliç, se ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve në dobi të partisë së tij politike, në kundërshtim me ligjet e vendit. 

Rasti i Bosnjes është identik me skandalin e patronazhistëve në Shqipëri që u denoncua para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. 

Të dhënat e mbi 900 mijë shqiptarëve u publikuan online. 

Shtabeve elektorale të PS u ishte vënë në dispozicion platforma e-Albania dhe ata dinin gjithçka për qytetarët mbi 18 vjeç në qarkun e Tiranës. 

Çdo qytetar përndiqej nga një patronazhist socialist, duke e intimiduar për votën. 

Të dhënat e tjera sensitive si numri i kartës së identitetit, numri i telefonit apo edhe numri i bashkës, bashkë me vendin e punës, u cenuan dhe ranë në duart e atyre që mund të konsiderohen keqbërësa kibernetikë.

Për këtë skandal të përmasave galopante, Edi Rama jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por përkundrazi falenderoi publikisht patronazhistët, duke i konsideruar ata pjesë të rëndësishme të PS për të fituar zgjedhjet me metoda shantazhi dhe intimidimi, siç edhe rezultoi në fakt. 

"Sot ata që nuk e dinë se çfarë pune, çfarë angazhimi të padukshëm ka brenda PS, kanë zbuluar fjalën patronazhist, dhe e sjellin vërdallë e vërdallë, duke e deformuar kuptimin e saj. Për faktin se ata nuk e dinë se PS, është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë. Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Sepse beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj çuditen, sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen të dikujt që mendon dhe që beson e kujton se i takon fitorja dhe se është i fituar. Kur hyn në fushën e lojës me ne, fillojnë dhe kuptojnë që nuk është kaq e lehtë", deklaronte Edi Rama pak ditë para 25 prillit 2021. 

Pra, njeriu që ngriti skemën e patronazhistëve, që vodhi dhe nxori në shesh të dhënat sensitive të mbi 900 mijë shqiptarëve, ende nuk është sanksionuar nga SHBA. Të paktën të respektohej precedenti i Bosnje Hercegovinës, sepse skandali është i ngjashëm, madje në Bosnje disa herë më i lehtë se ajo që bëri Edi Rama para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021, duke shkatërruar krejtësisht sistemin elektoral. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco