Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Arsyet pse u zbyth Edi Rama

Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Arsyet pse u zbyth Edi Rama

09:22, 01/10/2022

Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë pas 1 tetorit dhe e ka justifikuar këtë me nisjen e shirave dhe me uljen e konsumit nga popullata: “Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 KWH, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit”.

Por ndryshe nga justifikimet që jep sot në 30 shtator, arsyet duket se janë të tjera. Ato kanë të bëjnë me frikën e tronditjes së pushtetit personal. Opozita kishte paralajmëruar se do t’i niste protestat kur qytetarëve t’i vinte fatura e parë e çmimeve të rritura. Sipas llogarive të saj, një familjeje të mesme gjatë periudhës së dimrit çmimi do t’i disafishohej me pesëfish për fashën mbi 800 kilovat duke i shkuar deri në 250 mijë lekë në muaj.

Propaganda qeveritare e kishte mohuar këtë realitet.

Kryeministri i vendit dha fillimisht një vlerësim tjetër. Sipas tij, janë rreth 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Në kulmin e dimrit dhe verës, Rama thoshte se shifra shkon afro 60 mijë familje. Dhe këta të pasur që harxhonin për dritat e pishinave ua kundërvuri 1 milion e 90 mijë qytetarëve të tjerë që nuk e kalonin tavanin . Sipas Ramës, në një periudhë krize, kush nuk kujdesej, do të paguante sepse vetëm 4 % e familjeve, llogaritej që konsumonin rreth 20% të energjisë.

Po tani ç’ka ndodhur? A u rikthye Rama të bëjë kryeministrin e të pasurve? A po shqetësohet ai për paratë e atyre që nuk fikin dritat e pishinave?

Jo, në fakt këtë radhë ai po mendon për të varfrit ngaqë i trembet zemërimit të tyre. Kjo për shkak se shifrat që ka dhënë deri më tani qeveria ishin të gënjeshtërta.

Sipas llogarive reale, me rritjen e çmimit qytetarët do të paguanin shumë më shumë.

Nëse paguaje 102 mijë lekë të vjetra energji, me skemen e re do të paguaje 141 mijë lekë të vjetra. Nëse paguaje 114 mijë lekë të vjetra energji, shuma do shkonte 182 mijë lekë. Nëse paguaje 125 mijë lekë, me skemën e re çmimi do ngrihej në 242 mijë lekë. Dhe te fatura e parave propaganda nuk pi ujë. Frika se njerëzit mund t’i bashkoheshon protestave të Berishës dhe Metës e bëri Ramën t’i bjerë në qafë buxhetit. Kjo është e vërteta. Legjendat se u ul konsumi dhe filluan shirat, vështirë t’i besojë ndokush./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco