FRPD voton: Mbi 600 të rinj demokratë në Fier hedhin votën për kryetarin e ri

FRPD voton: Mbi 600 të rinj demokratë në Fier hedhin votën për kryetarin e ri

08:47, 01/10/2022

Ka nisur votimi në Fier për kreun e ri të FRPD ndër gjashtë kandidatët në garë :Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.

Votimi do të zhvillohet në Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec. Janë 672 anëtarë të FRPD që do të zgjedhin kryetarin e ri të organizatës tyre rinore, njoftoi gazetari Xhemil Beharaj. Votimi nisi në orën 8 në mëngjes e mbyllet në orën 18:00 dhe nëse ka fluks, do shtyhet

Komisioni në Fier përbëhet nga 2 anëtarë, Denisa Muçaj kryetare dhe Elton  Jahaj.

Në Fier, qendra e votimit 1 ndodhet tek ish-universiteti UFO; pritet të votojnë 300 anëtarë të FRPD

Në Roskovec , qendra e votimit ndodhet te selia e PD; votojnë  65 anëtarë të FRPD.

Në Patos votohet te zyra e Rithemelimit të PD, votojnë 152 anëtarë të FRPD dhe në Mallakastër, qendra e votimit është ngritur te Kinoteatri ku pritet të hedhin votën 155 anëtarë të FRPD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco