Sot votohet për Kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD: 6 kandidatë në garë

Sot votohet për Kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD: 6 kandidatë në garë

08:06, 01/10/2022

Sot, më 1 tetor, në të gjithë Shqipërinë, anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të tyre. Gjashtë kandidatët që kanë shpalosur këto ditë fushatë, idetë dhe platformat e veta politike dhe konkurojnë midis tyre janë: Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi. Qendrat e votimit janë ndarë sipas degëve të PD dhe janë hapur nga ora 8:00 deri në 18:00.

Në njoftimin zyrtar të FRPD thuhet:

Më 1 tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco