EMRI/ Digjet për vdekje pronari i hotelit në Delvinë, ja dyshimet e policisë

EMRI/ Digjet për vdekje pronari i hotelit në Delvinë, ja dyshimet e policisë

13:02, 29/09/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një 60 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi trupi i tij është djegur si pasojë e një zjarri që kishte rënë në dhomën ku ai ndodhej.

Në katin e katërt të hotelit të tij në papafingo, e ka zënë gjumi me cigare në dorë e cila ka ndezur dyshekun dhe mesa duket tymi i tij i ka sjelle djegien komplet të trupit të tij.

Sipas policisë, 60 vjeçari Llambi Marku, pronari i një hoteli në Delvinë kishte 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja.

Dyshohet se ai ka konsumuar alkool në sasi të madhe dhe ka ndezur cigarën.

Kanë qënë familjarët e tij që e gjetën të djegur pasi 60 vjeçari nuk përgjigjej në celular.  

Grupi hetimor e ka konsideruar vdekje aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco