Shteti më i drejtë në botë, po vodhe miliona euro, të bëjnë hero

Shteti më i drejtë në botë, po vodhe miliona euro, të bëjnë hero

09:53, 29/09/2022 Nga Klodian Tomorri

1-Fusin në burg mjekun që mori 20 mijë lekë, por nuk prekin asnjë nga ata që vjedhin 100 milionë euro në vit me tenderat dhe koncesionet e shendetësisë. 

2-Fusin në burg kamerierët dhe lavazhierët për skemat e faturave fiktive, por asnjë nga ndërtuesit e mëdhenj që blejnë faturat. As emrat nuk u nxjerrin dot. 

3-Fusin në burg plakën 82 vjeç për kotecin, por asnjë nga trafikantët dhe ndërtuesit e mëdhenj të kullave pa leje në Tiranë. 

4-Futen gjithë Lushnjën në burg për kanalin e Bishtqethmit që ishte 200 mijë euro gjithsej. Por nuk prekin asnjë nga ata që bëjnë batërdinë qindra milionë euro me tenderat e rrugëve. 

5-Kanë mbushur burgjet me punëtorë hashashi, por trafikantët ndërkombëtarë i presin me nderime në kryeministri.  

6- Futën në burg me mijëra njerëz për energjinë elektrike. Por nuk kapën dot asnjë hajdut tek tenderat e energjisë. As atëherë kur KESH zbrazi kaskadën në mënyrë kriminale për të shkëmbyer energjinë ditën me natën me privatin. 

7-Donin të fusnin në burg gazetarët për dokumentat e hakeruara nga iranianët. Por nuk arrestuan asnjë nga përgjegjësit te AKSHI. Madje vazhdojnë t'i japin miliarda kontraktorit privat pergjegjës për sigurinë kibernetike. Sepse ajo është kompania e oborrit. 

Morali këtu është kështu. Në Shqipëri po je fakir, që merr ndonjë copë bukë për mbijetesë të dërrmojnë. Po vodhe miliona euro të bëjnë hero. Ky është shteti më i drejtë në botë. 

Ah po. E ka fajin llumi i drejtësisë dhe policët e korruptuar. Kush mendon ndryshe e faltë Zoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco