VIDEO/ Pse hoqët e Arben Ahmetajn? Gazetarja shfazon Ramën: Zoti ju paftë të gjithë

VIDEO/ Pse hoqët e Arben Ahmetajn? Gazetarja shfazon Ramën: Zoti ju paftë të gjithë

21:08, 28/09/2022

Edi Rama e ka humbur sërish qetësinë nga pyetjet e gazetarëve.

Gazetarja Enkelejda Mema e ka pyetur sot Ramën se pse, PS po distancohet kaq shumë nga Arben Ahmetaj.

Rama mohoi që distancimi nga Ahmetajt, i cili ka mbajtur edhe postin e zv/ kryeministrit ka lidhje me incineratorët apo nongrata por tha se ka të bëjë me një organizim për zgjedhjet vendore.

Enkelejda Mema: Përse PS po distancohet kaq shumë nga Arben Ahmetaj? A paralajmëron një hetim për çështjen e incineratorëve apo një ‘nongrata”

Edi Rama: Këto janë përralla. Ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke kërkuar pas çdo vendimi e hapi qëllime që nuk ekzistojnë. Kjo është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë. Në emër të lirisë së medias i jepet e drejta vetes për të spekuluar në dëm të personit deri në ekstrem e për ta kërrdisur popullin me lloj llij shpifjesh e gënjeshtrash që vijnë rëndom nga qëllimi për të shpifur ose për të bërë lajm. Është e drejta juaj. Nuk di çfarë të them. Zoti i paftë të gjithë. Zoti u kujdestë për të gjitha. E vërteta e ka gjithmonë e më të vështirë të çajë rrugën në këtë botë ku sundon gënjeshtra dhe njerëzit që i qëndrojnë besnik të vërtetave të tyre e kanë gjithmonë e më të vështirë të mbijetojnë qetësisht në një gotë që tregon një përrallë për çdo qëllim.

Jo moj zonjë. Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime organizative. I kemi bërë gjithmonë. Njerëzit janë aty kanë lëvizur, lëvizin. Nuk kanë lidhje fare. Por është e drejta juaj. Kush jam unë në fund të fundit.

Enkelejda Mema: Bëhet fjalë për numrin 2 të PS-së, iu hoq dhe qarku i Vlorës, ku gaboi Arben Ahmetaj

Edi Rama: Zonjë, të lutem shumë. Sesi organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës. Nuk është e drejta e tifozëve ose e spektatorëve. Spektatorët shohin ndeshjen e shikojnë. Rezultatet tregojnë. Pse duhet të ketë bërë patjetër diçka dikush të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka lidhje me përrallat e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco