Berisha: Kudo po bien sirenat e revoltës! Protestat e fuqishme strukturohen me sindikatat

20:57, 28/09/2022

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi gjatë një takimi me sindikatat se në të katër anët e vendit po bien sirenat e revoltës, ndaj sipas tij forma më e fuqishme e protestës është ajo që strukturohet me sindikatat. Berisha theksoi se Partia Demokratike do të thërrasë popullin në protesta të qendrueshme deri në rrëzimin e qeverisë. Sali Berisha teksa akuzoi qeverinë për abuzimet në sektorin e energjisë, garantoi se çdo vendim për minimumin jetik, dhe çështje të tjera që lidhen me të drejtat e punëtoreve do të merret në bashkëpunim të ngushtë me sindikatat.

Në të katër anët e vendit po bien sirenat e revoltës”, kështu u shpreh lideri i opozitës Sali Berisha, i cili theksoi se kreu i qeverisë Edi Rama ka kaluar çdo limit. Gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatave, Berisha deklaroi se protestat janë të fuqishme atëherë kur strukturohen me lëvizjen sindikaliste.

Berisha denoncoi abuzimet e Kryeministrit Rama me sektorin e energjisë dhe denoncoi praktikat korruptive të ndjekura nga qeveria. Ish-kryeministri Berisha bëri me dije se me ardhjen e PD-së në pushtet në fokus do të jenë rritja e pagave dhe miratimi i statusit për minatorët dhe profesione të tjera.

Berisha solli në vëmendje gjatë takimit edhe mënyrën me të cilën një pedagog i Universitetit të Sporteve u shkarkua me urdhër të Edi Ramës. Ai mbështeti protestën e pedagogëve të dates 5 tetor por nga ana tjeter theksoi se mësuesit janë në gjendje edhe më të keqe se pedagogët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco