Radio publike gjermane: Si do të hyjë Shqipëria në BE kur nuk ka liri shtypi?

Radio publike gjermane: Si do të hyjë Shqipëria në BE kur nuk ka liri shtypi?

19:17, 28/09/2022

Liria e medias në Shqipëri është sërish në qendër të vëmendjes të medieve gjermane.

Këtë herë është radio publike gjermane, Deutschlandfunk, e cila ngre pikëpyetjen se si kërkon Shqipëria të hyjë në BE, kur nuk ka liri të medias.

“Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, por sipas Reporterëve pa Kufij, vështirë se ka liri të shtypit atje. BE-ja nuk po gjen fjalë të qarta për këtë, kritikon organizata. Kryeministri Edi Rama ndërkohë ofendon gazetarët,” thekson radio gjermane.

“Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në BE. Negociatat e anëtarësimit kanë nisur që nga vera, por Komisioni i BE-së duket se nuk po i kushton vëmendje çështjes së lirisë së shtypit, kritikon Birger Schuetz nga Reporterët pa Kufij. Në renditjen e lirisë së shtypit, vendi është shumë prapa- në vendin e 103-të nga 180 vende”.

“Schuetz kërkon që BE ta trajtojë këtë problem në mënyrë kritike dhe me zë të lartë. Në hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen madje vlerësoi Shqipërinë për një shtyp të lirë. Duke pasur parasysh renditjen aktuale të lirisë së shtypit, Schuetz thotë se mbeti i befasuar.

Vetëm në verë, kryeministri Edi Rama e qortoi publikisht një gazetar televiziv në një konferencë për shtyp para kamerave dhe e kërcënoi me ‘riedukim’, thotë Schuetz. Von der Leyen duhej të ishte shprehur kritike pë këtë.

Përveç kësaj, Rama më pas e përjashtoi televizionin nga konferencat për shtyp të qeverisë për tre muaj. Gazetari bëri kritike për aktivitetet e një investitori të rëndësishëm në turizmin shqiptar. Pak kohë më parë, një gazetare u përjashtua për 30 ditë sepse pyeti për korrupsionin në partinë qeverisëse”.

Përfaqësuesi i Reporterëve pa Kufij kritikon se në klasën politike shqiptare ka mungesë ndërgjegjësimi për lirinë e shtypit.

“Rama është një figurë qendrore këtu, por edhe shumë politikanë dhe ministra të tjerë nga Partia Socialiste”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco