'2-3 fishim të pagave'/ Berisha-sindikatave: PD në mbështetjen tuaj totale! Protesta deri në rrëzimin e qeverisë

18:13, 28/09/2022

Kreu i demokratëve Sali Berisha, takimin me sindikatat e ka quajtur një fillim të ri, duke kërkuar prej tyre të vendosin se kur do të protestojnë dhe Partia Demokratike do thërrasë popullin për protesta deri në rrëzimin e qeverisë.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe te rritja e rrogave, ku sipas tij do të kenë një përparësi absolute deri në 2-3 fishimin e tyre. 

Berisha: Rrogat. Në vitet 2005-2013 unë kam patur dialog konstant me sindikatën e Shëndetësisë dhe Arsimit. Jeni dëshmitarë që rrogat e këtyre dy sektorëve u mbi dyfishuan. Me borxhin që ka marrë Edi Rama këto 8 vite, rrogat duhet të ishin trefishuar, pa asnjë vështirësi. Nëse prin sektori publik me rroga, sektori privat është i detyruar ta ndjek hap pas hapi. Por kur sektori publik bën një rritje në 4 vite për mashtruar për votat, privati nuk ka ndonjë interes ta ndjekë. Kështu që rrogat do të jetë një përparësi absolute. 2-3 fishimi i tyre. A kishte mundësi, plotësisht kishte. 500 miliardë ka marrë borxh, a ka ndërtuar gjë gjatë këtyre 8 viteve, ku i ka çuar këto para? Këto para i ka vjedhur duke ndërtuar 1 km autostradën që kushton maksimumi 2 mln euro, duke e ndërtuar me 24-22 mln euro. Duke ndërtuar në mes të Tiranës shkolla me 5 milionë euro, sepse don ky lalë vjedhësi euro.

Në Tiranë, ndërtojnë 3 grupe. Ndërton komuniteti ndërkombëtar dhe ja ka besuar PNUD-it mbikëqyrjen. Me sa e ndërton, 680 mijë euro, sepse është standard ajo. Ka një manual që përcakton çdo çmim, kosto, volum e material.

Kurse Erion Veliaj ndërton shkolla me 5 mln, 4.2 mln dhe 3 milionë të gjitha të tjerat. Sepse vjedh dhe vetëm vjedh. Ku i merr? E keni parasysh ju taksën e arsimit që ja ka vendosur çdo familje në Tiranë.

Le ta konsiderojmë këtë një fillim të ri. Në publicist i njohur shkruante këto ditë; vendi im, si të thuash jetim, pa sindikata. Le ti japim përgjigje ne shqiptarëve që sindikata është në këmbë, e gatshme dhe ju garantoj ju se PD do të jetë në mbështetjen tuaj totale. Ajo është e gatshme shqiptarët, në protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie, në momentin më të përshtatshëm dhe të duhur që do të vendosim bashkërisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco