Konfindustria i kërkon Kuvendit të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore ERE-n

Konfindustria i kërkon Kuvendit të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore ERE-n

10:18, 27/09/2022

Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore Entin Rregullator të Energjisë/ERE, për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë si edhe për problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën e vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022. 

"ERE është institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë dhe është autoriteti ligjor rregullator i sistemit energjitik," deklaroi Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku.

"ERE e ka për detyrim ligjor të shpjegojë publikisht në mënyrë profesionale të hollësishme para Kuvendit të Shqipërisë arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjitik, që kanë cuar në pranimin e plotë dhe pa asnjë ndryshim nga ana e saj të propozimit të ekzekutivit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike.

ERE duhet të arsyetojë hollësisht lidhur me:

- kostot mjaft të larta financiare të menaxhimit të operatorëve publikë KESH, OST, OSHEE,

- kostot shtesë të shitje-blerjeve e energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve, - vazhdimin në nivele të larta të humbjeve në sistem me mbi 21% të sasisë së përgjithshme,

- zbatimin e kontratave koncesionare të energjisë së prodhuar nga HEC- et private,

- masat e marra nga OSHEE për moslejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fasha etj., si faktorë përcaktues të vendimit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë në shtator 2022.

Sipas të dhënave, në vitin 2021 sistemi energjitik prodhoi 6,5% më shumë energji elektrike, sesa nevojat për konsum dhe vendi kaloi në krizë energjitike të shpallur nga Kryeministri Rama. Gjithashtu, prodhimi i përgjithshëm i brendshëm i energjisë elektrike ka tejkaluar ndjeshëm nevojat e klientëve tariforë për 6 mujorin e parë të vitit 2022 në vazhdim," deklaroi ai.

Vendimin për rritjen me 5 herë të çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kë/muaj ai e sheh me ndikim të drejtpërdrejtë që do të rëndojë abonentët familjarë dhe klimën e biznesit në vend.

"Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 kë/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe më ndikim të drejtpërdrejtë në rëndimin e  klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare," deklaroi Buxhuku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco