Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

08:20, 27/09/2022

Një makinë është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës së djeshme rreth orës 02:30 në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një automjet të parkuar , tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco