Këlliçi: Greva dhe mosbindje civile! Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

Këlliçi: Greva dhe mosbindje civile! Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

21:31, 26/09/2022

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ka dhënë detaje në lidhje me diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD-së që u mblodh ditën e sotme.

Këlliçi tha se do të zhvillojnë një protestë që nuk do të ketë kthim pas, ndërsa shtoi se aksioni opozitar do të shoqërohet me greva, mosbindje civile, revolta dhe me denoncime në Kuvend.

“Nuk besoj se është çështje date por është çështje koordinimi mbi të gjitha, një aksioni shumë planësh. Koordinimi me faktorët opozitarë, me shoqërinë civile.

Është lënë një takim këtë javë me sindikatat. Nuk është ideja që të bëjmë një protestë për hir të protestës. Ideja është se do bëjmë një protestë pa kthim pas. Do të jetë një protestë me koordinim të detajuar.

Aksioni do të jetë i shoqëruar me greva, me mosbindje civile, me revoltë dhe me një aksion të fortë denoncimesh në parlament”- tha deputeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco