Tentoi të kalojë rreth 18 mijë paund të padeklaruara në Rinas, në hetim i riu

Tentoi të kalojë rreth 18 mijë paund të padeklaruara në Rinas, në hetim i riu

21:46, 26/09/2022

Policia Kufitare, gjatë kontrolleve në Rinas dhe në Portin e Durrësit, zbuloi dy raste të kontrabandës së mallrave dhe një të tretë për mosdeklarim të parave në kufi.

Në Rinas u proceduan penalisht dy persona, ndërsa tentuan të kalojnë në mënyrë të padeklaruar veshje me vlerë 12,840 euro dhe akuzohet për “Kontrabanda me mallra të tjera". 

Një tjetër person u procedua në Rinas, kësaj radhe për mosdeklarimit të të hollave në kufi. Gjatë kontrollit më të imtësishëm në vijën e dytë, për shkak të dyshimeve fillestare, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 17,420 paund, të cilat nuk i kishte deklaruar, ndërsa akuzohet për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Ndërkohë, në Portin e Durrësit, u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Bagdadi, i cili po tentonte të kalonte kufirin me dokument të falsifikuar dhe një 27-vjeçar nga Turqia u procedua pasi tentoi të kalojë në kufi me dokument të një tjetër personi, me të cilin kishte ngjashmëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco