Zgjedhjet në Itali, Nesho: Koha është e së djathtës që po shtrihet në të gjithë vendet europiane

18:43, 26/09/2022

Diplomati Agim Nesho komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv fitoren e Georgia Melonit në zgjedhjet e mbajtura në Itali një ditë më parë.

Agim Nesho deklaroi se koha që po vjen është e së djathtës që po merr dhe po shtrin prezencën e saj në të gjithë vendet europiane.

"Kjo, për shumë arsye, dështimin e politikave, globalizmin, krijimin e të ashtuquajturit çështje të identitetit kulturor të popujve të caktuar.

Kjo tregon që është një tendencë, kjo tendencë s'mund të kthehet pavarësisht nga agresiviteti apo propaganda."-tha Nesho.

Më tej diplomati deklaroi se të majtët në Itali tregojnë të shkuarën e errët ndërsa tashmë në shekullin XXI çështjet ideologjike të një shekulli më parë janë tejkaluar.

"Shoqëria është zhvilluar, partitë politike, interesat e qytetarëve. Në çdo parti që zë vëndin e saj në spektrin politik, paragjykohen për arsye të pikëpamjeve nga shikohet zgjidhja e këtij problemi."-tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco