VIDEO/ Momenti i arrestimit të ‘Gucci-it’ në Kolumbi, shqiptari më i kërkuar në Europë kërcënoi policët…

VIDEO/ Momenti i arrestimit të ‘Gucci-it’ në Kolumbi, shqiptari më i kërkuar në Europë kërcënoi policët…

09:51, 26/09/2022

Një nga shqiptarët më të kërkuar në Europë, Denis Klironomi, është vënë në prangat e policisë në Kolumbi. Ai njihej me nofkën “Gucci” dhe si një trafikant i madh kokaine.

“Gucci”, një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë, kërkohej nga Interpoli, tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Për një javë, shqiptari me pseudonimin ‘Gucci’ nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta regjistronin dhe një tatuazh në krahun e majtë e lejoi atë të identifikohej.

Por kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.

Koloneli Salazar shpjegoi se ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.

Pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco