Zbulohen mallra kontrabandë në Durrës, pajisje bujqësore dhe flori, një i arrestuar

Zbulohen mallra kontrabandë në Durrës, pajisje bujqësore dhe flori, një i arrestuar

14:09, 24/09/2022

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion antikontrabandë, të koduar si “Double” në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit, ku u kapën pajisje elektrike, pajisje bujqësore, shishe vere dhe mallra të tjera në një automjet. Në pranga përfundoi  Sh.F, 59 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij u gjetën këto mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Po në Durrës, u procedua penalisht  M. L., banuese në Durrës, pasi u konstatua nga Policia se tregtonte në dyqanin e saj rreth 1.8 kg ar të dyshuar të kontrabanduar.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco