Shtrenjtimi i energjisë/ KESH merr edhe 8 miliardë lekë nga qeveria!

Shtrenjtimi i energjisë/ KESH merr edhe 8 miliardë lekë nga qeveria!

11:31, 24/09/2022

Krahas rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj, një tjetër fond i rëndësishëm është parashikuar që të shkojë si mbështetje për sektorin energjetik.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që parashikon që Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin, “Mbështetje për energjinë”, t’i shtohet fondi 8  miliardë lekë. Ky fond është transhi i  dytë  nga  fondi  i miratuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit, për shoqërinë “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)”.

Qëllimi i këtij fondi është mbulimi me likuiditet i veprimtarisë operacionale të shoqërisë.  Ky fond përballohet  nga  zëri  “Mbështetje buxhetore  për  sektorin  energjetik”,  miratuar  në buxhetin e vitit 2022./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco