Avokati i Popullit/ Rama-Basha, marrëveshje per Rusmailin

Avokati i Popullit/ Rama-Basha, marrëveshje per Rusmailin

10:31, 18/08/2022

Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha ka rënë dakord me Ramën që për avokat të popullit të votojë Ilir Rusmailin, ish-demokratin që prej vitesh amballazhon të gjitha iniciativat ligjore antikushtetuese të Ramës që kanë për qëllim eleminimin e opozitës.

Ilir Rusmaili, një ish-armik i Bashës në qeverinë 'Berisha', tani është kthyer në preferencën e Bashës qysh kur ish-demokrati bashkëpunon me Ramën kundër PD.

Në ditët e nxehta të Gushtit kur PD dhe opozita janë marrë gjithë kohën me dëgjimin e grupeve të ndryshme dhe denoncimin e aferës së inceneratorëve, Basha nga Hamalla megjithëse i zënë me përfundimin e pishinës tek dy vilat që fitoi në opozitë, ka gjetur kohë të negociojë me Ramën për Ilir Rusmailin, ish-demokratin e kthyer në shërbim të Edi Ramës.

Kjo ka sjellë edhe përplasje brenda deputetëeve të Bashës pasi secili ka nga një kandidat të vetin e nuk janë dakord për Ilir Rusmailin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco