'Po ç' katil qeveri është kjo që ndalon barnat e Perëndimit në farmaci?! Ç'kancer politikë është kjo?!'

'Po ç' katil qeveri është kjo që ndalon barnat e Perëndimit në farmaci?! Ç'kancer politikë është kjo?!'

09:05, 18/08/2022

Nga Ylli Manjani.

Krimet kundër njerëzve nuk bëhen më si dikur me armë zjarri. Mjafton të mos lejosh përdorimin e barnave që regjistrohen e përdoren në BE apo Amerikë dhe ia arrin qëllimit. Jo menjëherë por ashtu, dalëngadalë. Nga pak e për ditë.

Po çfarë katil-Qeverie është kjo more që bën çdo gjë të ndalojë barnat që përdor Perëndimi nëpër farmaci?!

Po çfarë kancer-politike është kjo more që më kollaj gjen kokainë në treg sesa antibiotikë që prodhon e përdor Perëndimi?!

Po çfarë maskarenj-pushtetarë janë këta që për vete i marrin barnat në Europë, kurse popullsinë e vrasin me barna falso, pa din e pa iman?!

Po çfarë xhelatë-zyrtarë janë këta që quajnë kondrabandë përpjekjen për të sjellë ilaçe nga Europa për derman njerwzor?!

Po pse more kaq e vështirë qenka t’i hidhni në kosh të gjitha shpikjet e politikës vrastare të regjistrimit e tregtimit të barnave?!

Çfarë regjistrimi i bëni ju barnave që i prodhojnë e provojnë njerëzia në Perëndim, o kriminelë!?

Çështja e barnave nuk është më punë korrupsioni jo! Është krim kundër njerëzimit!

Halli na ka bërë të merremi me këtë gjë prej vitesh. Çdo vit e më keq ka shkuar kjo punë. E kemi provuar në lëkurë.

Farmacistët mbledhin supet dhe rrudhen me keqardhje kur thonë "s’ka, është zhdukur nga qarkullimi"...

Mjekët gjithashtu...

Ahhhh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco