‘Përdor kundër nesh dy armë, vjedhjen dhe mashtrimin’/ Mesazhi i Berishës: Të çlirohemi nga ky regjim!

21:41, 16/08/2022

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me mësues të arsimit parauniversitar deklaroi se regjimi i Edi Ramës përdor dy armë kundër qytetarëve shqiptarë, vjedhjen dhe mashtrimin.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka në një mision që të çlirohemi nga ky regjim i cili përdor dy armë kundër nesh, mashtrimin dhe vjedhjen. Do ju jap një shembull. Në vitin 2005-2013, duke zbritur inflacionin, rrogat e mësuesve janë rritur 107%, 130% shkonin bashkë me inflacionin. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, janë rindërtuar në arsim 1300 objekte.

Buxheti i shtetit është identik me buxhetin e familjes. Për t’i realizuar të gjitha këto, ne morëm 4% të PBB. Ishte 58.2%, shkoi në 64.4%. Kanë marrë borxh mbi 40%. Borxhi ka kaluar nga 66% në 107%. Ku janë rrogat e mësuesve, të mjekëve, të infermierëve? Me këtë borxh, rrogat tuaja mund të rriteshin 3 herë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco