'Tirana, vendi më i keq i planetit'/ Berisha: Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj!

'Tirana, vendi më i keq i planetit'/ Berisha: Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj!

21:39, 15/08/2022

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish pas klasifikimit të Numbeo, i cili e rendit kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën, si vendin më të keq në Evropë për të jetuar. 

'Për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin e ndotur, ajo mjerisht renditet përktësisht në 10 dhe 12 vendet e fundit, domethënë: vendin më të keq të planetit', shkruan Berisha në Facebook. 

Sipas Berishës, ky është një tjetër rekord i zi i dyshes Rama-Veliaj. 

Postimi i plotë: 

Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj.
*Tirana më e keqja në Europë për të jetuar!
*Për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin e ndotur, ajo mjerisht renditet përktësisht në 10 dhe 12 vendet e fundit, domethënë: vendin më të keq të planetit.
Të dashur miq, Tirana, sipas klasifikimit të Numbeo, të bazuar në indeksin e fuqisë blerëse, indeksin e ndotjes, indeksin e kostos së jetesës, indeksin e kujdesit shëndetësor, indeksin e klimës, indeksin e sigurisë, indeksin e kohës së qëndrimit në trafik, shpallet qyteti më i keq në Europë për të jetuar. Kjo sepse sipas këtij klasifikimi të Numbeos ka mjedisin dhe ajrin më të ndotur (de fakto më kanceroz) në Europë. Ajo renditet në vendin e 243, pra ndër të fundit në botë nga 255 qytete të studjuara gjithësej. Por edhe më të keq Tirana ka indeksin e kujdesit shëndetësor për të cilin renditet e fundit  Europë dhe në vendin e 245 në botë. Pra në planetin tonë gjenden gjithësej 12 qytete me ndotje më të madhe, dhe 10 qytete me kujdes shëndetësore më të keq së Tirana. Sipas Numbeos këto tregues vitet e fundit kanë ardhur në përkeqësim. 
🔴 Këtu më poshtë keni studimin e plotë të publikuar nga revista Monitor.
Tirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë. 
08/03/2022 11:02 PM
Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës.
Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje. Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë gjithsej në renditje.
Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.
Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.
Sipas shpjegimit të metodologjisë nga Numbeo, Indeksi i Cilësisë së Jetesës (sa më i lartë aq më mirë) është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë treguesit e mëposhtëm:
-Indeksi i fuqisë blerëse (sa më i lartë aq më mirë është).  Tirana është në vendin e 122, ndër të fundit në Europë)
-Indeksi i ndotjes (më i ulët është më mirë) – Kryeqyteti shqiptare është në vendin e 243, imë e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 gjithsej. Raporti i çmimeve të shtëpisë ndaj të ardhurave (sa më i ulët aq më mirë është). Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)
-Indeksi i kostos së jetesës, (më i ulët është më mirë). Këtu kryeqyteti renditet pak më mirë, në vendin e 67, ku renditja fillon nga më i liri.
-Indeksi i sigurisë (më i lartë është më mirë). Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 129, një pozicion i moderuar.
-Indeksi i Kujdesit Shëndetësor (më i lartë është më mirë). Tirana është në vendin e 245, e fundit në Europë dhe ndër 11 të fundit në botë.
-Indeksi i kohës së qëndrimit në trafik (më i ulët është më mirë). Këtu Tirana renditet nga fundit në vendin e 182).
-Indeksi i Klimës (më i lartë është më mirë), ku kryeqyteti renditet në vendin e 86, me një klimë relativisht të përshtatshme).
Në Europë, qyteti më i mirë për të jetuar është Zyrihu në Zvicër, i ndjekur nga qytete të tjera po në Zvicër, si Baseli, Gjeneva. Më pas renditen Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë.
Qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia.
Qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka, Bangladesh; Lagos, Nigeria; Tehran, Iran; Manila, Philippines.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco