Kryemadhi: Veliaj e ktheu Tiranën në kryeqytetin e korrupsionit! Kujdeset për koncesionet dhe kullat e oligarkëve

Kryemadhi: Veliaj e ktheu Tiranën në kryeqytetin e korrupsionit! Kujdeset për koncesionet dhe kullat e oligarkëve

17:21, 15/08/2022

Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë për kryetar bashkie dikë që sipas saj e kthen qytetin në kryeqytetin e korrupsionit dhe që zbrazet përditë.

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se “është jetike të zgjedhim drejtues që i kthejnë fjalët në vepra, jo gënjeshtar pa fytyrë që e thyejnë besimin e dhënë nga votuesit”.

Reagimi i plotë
Vetëm “avokat i inceneratorëve” Erion Veliaj që firmos, kujdeset e merakoset vetëm për koncesionet dhe kullat e oligarkëve, mund ta kthente Tiranën nga kryeqyteti, që gumëzhinte nga energjia e brezit të ri, në kryeqytetin e korrupsionit, që zbraset përditë, duke i lënë trashëgimi vetëm betonin e pastrimit të parave të pista. Ndaj në të ardhmen e afërt, është jetike të zgjedhim drejtues që i kthejnë fjalët në vepra, jo gënjeshtar pa fytyrë që e thyejnë besimin dhënë nga votuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco